“Tradhtinë e mora vesh nga portalet”, Alma Bektashi tregon detaje nga jeta personale

“Tradhtinë e mora vesh nga portalet”, Alma Bektashi tregon detaje nga jeta personale

August 1, 2024 0

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka ndarë detaje të reja rreth jetës së saj personale, duke përfshirë mënyrën se si zbuloi tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj.

Gjatë një interviste për emisionin “Sol”, Alma tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime dhe kishte dëgjuar thashetheme, lajmin për tradhtinë e mori nga portalet online.

“Kur bëhet fjalë për mosrespekt dhe gjëra që dëmtojnë një lidhje, unë nuk e toleroj. Kam vendosur të mos toleroj tradhtinë dhe kam marrë vendimin tim. E mora vesh përmes portaleve.

Kisha dyshime dhe kisha dëgjuar gjëra, por nuk u besoja pa i parë vetë. Është e vështirë kur je e angazhuar si profesoreshë, në koncerte dhe spektakle, por kur besimi në familje tronditet, nuk besoj se duhet të falësh. Mund të kem kritika nga publiku, por askush nuk e kupton pa kaluar vetë në atë situatë,” tha Alma.

Në vitin 2021, Alma Bektashi i dha fund martesës së saj me Sokol Stafën pas 25 vjetësh bashkëjetese, pasi ai filloi një lidhje me një psikologe 20 vjet më të re.

Mediat raportuan se Alma e mësoi për këtë aferë dyvjeçare kur bashkëshorti i saj filloi të shfaqej hapur në rrjetet sociale të psikologes.

revista.one/