Tragjedi në Tiranë/ “Skifteri” i vodhi kasafortën kunatës, vret veten e fejuara e tij 17-vjeçare
August 23, 2022Përmasa tragjike ka marrë ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në lagjen Ali Demi në Tiranë, ku një i ri kishte vjedhur dy kasaforta me para në një banesë.
Kristian Fusha, 27-vjeçari që u arrestua mbrëmë i dyshuar për vjedhjen e dy kasafortave në Tiranë pranoi se e ka kryer vjedhjen.
Kristian Fusha, në bashkëpunim me një 23-vjeçar që është ende në kërkim vodhi kasafortën e motrës së të fejuarës, kunatës së tij. Por ngjarja mori kthesë tragjike, pasi pas arrestimit të të riut, e fejuara e tij vetëm 17 vjeç vrau veten. Samanta Prelë Vitaj nuk e ka përballur ngjarjen duke i dhënë fund jetës.
27-vjeçari rrëfeu se paratë i duheshin për të operuar këmbën, ndërsa bëri me dije se i ka shpenzuar të gjitha. Pas vjedhjes, ai u largua në Mal të Zi për të humbur gjurmët, ndërsa kasafortat i la në Shkodër.
Ndërkohë është pranuar kërkesa e prokurorisë për masën arrest me burg për 27-vjeçarin.
Kristian Fusha u arrestua pasi se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, 23-vjeçarin me iniciale M.N. kanë vjedhur 100 mijë lekë nga 2 kasaforta në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. 27-vjeçari ka qenë dhe më herët i dënuar për vjedhje. Ai bashkë 23-vjeçarin dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera nëpër banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.
revista.one/