Tragjedia e Maliqit/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai
October 24, 2025Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja, e cila prej disa ditësh ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq. Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait, Rrahime dhe Luka Hazisllari.

Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën. 6-vjeçarja ka të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dergua në QSUT në Tiranë. E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe e intubuar në reanimacion.
Maliqi u trondit nga ngjarja shokuese, ndërsa fqinjët tregojnë dinamikën dhe japin edhe një detaj tjetër shumë të rëndë, që të dy fëmijët ishin me spektrin autik. Për të mbajtur familjen punonte vetëm kryefamiljari. Detaje të cilat konfirmohen edhe nga xhaxhai i dy fëmijëve, i cili në një prononcim jashtë kamerës, i tha Report Tv se në momentin që banesa u përfshi nga flakët, babai ishte në punë.

revista.one/


