Tragjedia në Bullgari: Një vajzë 17-vjeçare dhe gjashtë persona të rritur janë shtruar në spitalin e Sofjes
November 23, 2021Një vajzë 17 vjeçare dhe gjashtë të rritur janë pranuar në spitalin Pirogov në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma, tha për “BTA” mjekja Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në institucionin mjekësor.
Nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.
ndodhen në Klinikën e Djegieve, ndërsa njëri është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithë ata i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë në spital.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Strumë pak pas orës 02:00, në afërsi të fshatit Bosnek.
Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Maqedonisë. Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia. Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas ka vazhduar rrugë. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë.
Deri më tani nuk ka një konfirmim nëse autobusi fillimisht ka dalë nga rruga, e më pas ka marrë flakë apo fillimisht ka rënë zjarr në autobus. Sipas informacioneve fillestare, arsyeja pse njerëzit nuk kanë mundur të shpëtojnë është përmbysja e autobusit.
Autoritetet bullgare tregojnë gjendjen e të mbijetuarve
Autoritetet bullgare kanë folur në lidhje me aksidentin e autobusit, duke u fokusuar me më shumë informacione për të mbijetuarit e aksidentit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Autobusi ka pasur 52 njerëz – 12 prej të vdekurve janë fëmijë, ndërsa dy prej tyre kanë qenë binjakë.
Ndërkohë është bërë e ditur se shtatë persona janë të akomoduar në spitalin Pirogov, prej tyre 5 janë meshkuj dhe dy janë femra.
Profesoresha Maya Argirova, udhëheqësja e Klinikës për traumatologji në spitalin Pirogov tha për bgnes, se të mbijetuarit të aksidentit janë me djegie të fytyrës dhe në pjesën e sipërme të trupit e duarve.
Gjithashtu, disa kanë probleme me frymëmarrjen, si pasojë e thithjes së tymit gjatë djegies së autobusit.
Në përgjithësi, Argirova thotë se të gjithë të mbijetuarit kanë trauma pasi kanë pasur të afërm në autobus dhe të cilët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia, ku rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.
revista.one/