Tragjedia në Orikum/ Çifti kishte një lokal në pronësi, fëmjët lajmëruan urgjencën…
January 3, 2026Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogora Xhebroj, 52 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.
Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, dhe me pas e ka mbytur atë.
Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.
Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.
Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat,dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18 vjeç.
Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve nuk jetonin më së bashku prej rreth dy muajsh dhe kishin vendosur të qëndronin të ndarë, për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.
Sipas asaj që raportojnë burime nga grupi hetimor, Sose Xhebro, ishte kthyer së fundmi nga Italia, ku jetonte, për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë përshkallëzuar konfliktet, të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike, ku Llogora Xhebro i ka marrë jetën 40-vjeçares.

Njoftimi i policise
“Në datë 02.01.2026, rreth orës 13:30 jemi njoftuar nga urgjenca Kombëtare, se në Orikum kishte marrë për ndihmë mjekësore shtetasen Bozhe Bozhani, rreth 48 vjeç, ku kanë konstatuar në trupin e saj ( në pjesën e grykës ) dhe trup, shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna që është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti i saj shtetasi Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç. Kjo shtetase ka ndërruar jetë në banesë.
Rreth ores 13:50, ne momentin qe sherbimet e policise kane shkuar ne banesen e shtetasit Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç, kanë konstatuar të vetvrarë me armë zjarri shtetasin Llogara Xhebro dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje!”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Deshmia e femijeve
Sipas një të afërmi, dy fëmijët, të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre ditën e djeshme dhe nuk kanë marrë përgjigje, janë nisur drejt banesës së saj bashkë me dy shokë.
“Fillimisht, djali i madh ka hyrë në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, 48 vjeçe, pa shenja jete, dhe në qafë kishte një fashetë dhe e gjakosur,” tha i afërmi.
Menjëherë ai ka njoftuar vëllanë tjetër, i cili ndodhej në makinë me dy shokët, dhe së bashku kanë lajmëruar ambulancën e Orikumit. Trupi i pajetë i gruas u transportua drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët konfirmuan vdekjen.Babai i tyre kreu vetëvrasje në garazh me armë zjarri, ndërkohë që fëmijët ndodheshin në banesë.
revista.one/


