‘Travel fest Albania’ ndan 22 çmime, triumfon filmi “Ujqërit e bardhë – Fantazmat e Arktikut”
July 25, 2022Në tri kinema paralele në Tiranë u shfaqën nga “Travel fest Albania” mbi 120 filma, kushtuar udhëtimeve, natyrës, mjedisit dhe turizmit. Në fund, me një ceremoni të veçantë u bë ndarja e 22 çmimeve për regjisorë nga e gjithë bota.
Fituesi i çmimi të madh të festivalit, regjisori gjerman Oliver Goetzl me filmin e tij “Ujqërit e bardhë – Fantazmat e Arktikut”, mori edhe dy trofe të tjera në kë festival si, çmimin e parë në kategorinë “NATURE & WILDLIFE” si dhe çmimin si regjisori më i mirë i këtij festivali. Ai tha në një videomesazh dërguar menjëherë pasi u lajmërua për çmimet e fituara, se ishte i lumtur që filmi i tij pati impaktin e duhur tek publiku dhe juria.
Filmi i tij “Ujqërit e bardhë – Fantazmat e Arktikut”, trajton një udhëtim plot emocione, në ndjekje të një tufe ujqërish në ishullin Ellesmere, në veriun e largët të Kanadasë, ndërsa ata luftojnë për të rritur të vegjlit e tyre në verën e shkurtër arktike. Epiqendra e dokumentarit është femra alfa e tufës, e cila qëndron e fshehur në strofkën e saj dhe lind një brez të ri. Beteja më e madhe dhe thelbësore është ajo me kohën, pasi të vegjlit e saj duhet të rriten shpejt dhe ata kanë shumë për të mësuar nëse duan ti mbijetojnë dimrit të pamëshirshëm që po vjen.
Në kategorinë “Adventure”, u shpall fitues dokumentari “Uta- Ngjitja për Kosovën ” i regjisorëve Jake Tupman dhe Jack Somerville, një dokumentar që trajton emocionet, forcën, pasionin dhe shembullin e një luftëtareje të paepur të jetës. Bëhet fjalë për 34-vjeçaren Uta Ibrahimi, e para nga Kosova që tentoi të ngjitet në malin Everest. Qëllimi i saj ishte të frymëzojë një gjeneratë të re të pasluftës në Kosovë që të largohet nga lufta dhe të ndihmojë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin e tyre.
Uta, kishte dërguar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve , një video përshëndetëse nga malet e Sharrit, pasi ishte njoftuar për marrjen e këtij çmimi.
“Shpresoj që nëpërmjet filmit të kemi mbërri me inspiru gjeneratat e reja në Shqipëri dhe kudo nëpër botë”, tha ndër të tjera protagostja e këtij dokumentari Uta Ibrahimi.
Çmimin e audiencës e fitoi filmi “Kthim në Edenin e humbur” i regjisorit Adriano Zeça, që trajton një udhëtim në dy kohë drejt një ishulli për të vëzhguar jetën e nëj komuniteti indigjen që ai i quan njerëzit e luleve.
Pratogonist është vetë regjisori i njohur italian , Adriano Zeça, i cili më 1969, atëherë 24 vjeç, shkroi shënime të shkurtra në ditarin e tij të udhëtimit mbi aventurën e tij të pabesueshme në një nga vendet më misterioze dhe më pak të njohura në tokë. Kjo përvojë e jashtëzakonshme, e ndarë me një komunitet indigjen pothuajse të pandotur, shënoi fillimin e punës së tij për këtë dokumentar. Në korrik 2019, pas gjysmë shekulli udhëtimesh, reportazhesh dhe dokumentarësh, duke përmbushur një karrierë që e çoi në pjesët më të largëta të botës, regjisorit italian i mbetet një pyetje e tmerrshme nga e kaluara: Çfarë ndodhi me ishullin e vogël të Siberutit dhe me “njerëzit e luleve” që banojnë në të? Ky dokumentar është një përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, por, mbi të gjitha, është historia e një udhëtimi emocional mbi kthimin dhe balancën ekzistenciale të një jete.
Në kategorinë e filmit shqip u shpall fitues filmi “Sparks of Light” i regjisorit Burim Haliti, një film me mesazhe të rëndësishme, për forcën, energjinë dhe kreativitetin e një djali të jashtëzakonshëm, i cili edhe pse me aftësi të veçanta ia del të çajë në karrierë e ti marrë në dorë frenat e jetës së tij.
Regjisori Burim Haliti , një krijues me një varg çmimesh në karrierën e tij si kineast, tha se ky është çmimi i parë për filmin e tij të ri, dhe është një ogur i mirë për të si krijues por edhe për kauzën e mbështetjes për personat me aftësi ndryshe.
Një çmim i rëndësishëm i dhënë për një dokumentar të veçantë ishte edhe “Best script”, me të cili u vlerësua skenari i dokumentarit belg “Tandem Local” me regji të François Legrand. Dokumentari trajton sfidat e jashtëzakonshme të fermerëve, të cilët përpiqen me mish e me shpirt të ruajnë traditën natyrën dhe të sigurojnë zinxhirin natyral ushqimor, sfidë kjo që i përball me qindra barriera të politikave moderne të globalizmit.
Regjisori François Legrand i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve tha se “ky çmim shkon si mirënjohje për të gjithë fermerët e ndershëm në botë, që ashtu si protagponistët e dokumentarit të tij, luftojnë çdo ditë për të mbrojtur tokën dhe jetën”.
Ema Andrea dhe Lutfi Dervishi, si përfaqësues të jurisë së festivalit, rekomanduan një sërë filmash të vlerësuar me çmime, që nuk duhen humbur nga publiku.
Lista e plotë e fituesve në 22 kategori në edicionin e parë të “Travel Fest Albania”
NATURE & WILDLIFE
White Wolves – Ghosts of The Arctic | Oliver Goetzl | Germany
ENVIRONMENT & ECOLOGY
The Whale from Lorino | Krzysztof Nowicki | Poland
DESTINATIONS
Serra da Lousã | Filipe Morato Gomes | Portugal
HISTORY & HERITAGE
Antica Trasversale Sicula – Il cammino della dea madre | Francesco Bocchieri | Italy
ADVENTURE
Uta – The Climb for Kosovo | Jake Tupman, Jack Somerville | Kosovo
EXPEDITIONS & ROUTES
Red Route Home | Adam Lisý | Slovakia
FOOD & DRINK
Caffè e Vino – due mondi un documentario | Vincenzo Lamagna | Italy
TV & WEB SERIES
Dear Mama | Devin Luther, Charlie Taylor | United States
COMMERCIALS
Time for Thailand | Vladi Korn | Thailand
DRONE
Awakening | Enrique Alexander Gracia Herrera | France
ANIMATION
Red Wisdom | Hossein Moradizadeh | Iran
ALBANIAN
Sparks of Light | Burim Haliti |
Special Mention
Black Lagoon | Felipe Esparza | Peru
Audience Award
Return to the lost Eden | Adriano Zecca | Switzerland
Best Sound Designer
The Whale from Lorino | Krzysztof Nowicki |Poland
Best script
Tandem Local | François Legrand | Belgium
Best Cinematographer
Caged with Great White Sharks | Blane Henderson | United States
Best Editor
White Wolves – Ghosts of The Arctic | Oliver Goetzl | Germany
Best Director
The Whale from Lorino | Krzysztof Nowicki | Poland
Best Film
White Wolves – Ghosts of The Arctic | Oliver Goetzl | Germany
revista.one/