Tre banorët e rinj që hynë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Tre banorët e rinj që hynë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

November 16, 2024 0

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova mirëpret një tjetër banore sonte, pas dy hyrjeve të para. Anisa Veseli, këngëtare dhe influencere e njohur, është gati të sjellë energjinë e saj unike në lojë.

E pyetur për motivet e pjesëmarrjes, Anisa ka theksuar se kërkon të përjetojë eksperienca të reja dhe të përballet me sfida të vështira.

E rezervuar dhe e matur në natyrën e saj, ajo ka deklaruar se parapëlqen të flasë vetëm kur është e nevojshme, duke premtuar një qasje ndryshe në komunikim dhe strategji. Mbetet të shihet se si do të ndikojë prania e saj në dinamikën e shtëpisë dhe si do të përshtatet Anisa me banorët e tjerë.

Ndërkohë edhe Eduart Kuqi, një 24-vjeçar energjik nga Zvicra, është tashmë pjesë e spektaklit.

Eduarti, i cili jeton dhe punon në Zvicër, është një biznesmen i ri dhe ambicioz që synon të krijojë një jetë të suksesshme. Ndryshe nga shumë konkurrentë të tjerë që kanë hyrë në shtëpinë e famshme për përvojën ose ekspozimin, Eduarti nuk e fsheh qëllimin e tij kryesor: ai po hyn në Big Brother VIP për të fituar çmimin e madh dhe për të siguruar një mbështetje financiare për të ardhmen.

Në prezantimin e tij, Eduarti u shpreh hapur se motivi kryesor për të marrë pjesë në këtë aventurë është nevoja për para, duke treguar një anë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë të personalitetit të tij.

Pas hyrjes së Eduart Kuqit më herët, tani në shtëpi i bashkohet edhe Paul Morina, një djalë nga Prizreni.

Paul Morina është një ekonomist i suksesshëm, biznesmen, dhe aktor me përvojë në projekte filmike ndërkombëtare në SHBA, si dhe në Kosovë kohëve të fundit.

revista.one/