Tre ish-banorët rikthehen në shtëpinë e “Big Brother VIP” Gjesti: Ju kam në dorë…
February 26, 2025Amberi, G Bani dhe Jozi janë tre ish-banorët që rikthehen për të vijuar rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në televotimin e hapur të shtunën e shkuar pas përzgjedhjes së 7 personazheve nga Gjesti me “valixhen e tundimeve”, publiku ka rikthyer në shtëpi tre ish-banorë.
Por cilat janë rregullat në rast se një prej të rikthyerve fiton çmimin e madh?
Vetëm një prej banorëve të rikthyer mund të shkojë në finale dhe nëse ndodh të shkojë në finale, çmimi në rastin e Amberit dhe Jozit përgjysmohet. Ndërsa për G Banin, nëse fiton merr vetëm 20 mijë euro. Po ashtu, banorët e rikthyer nuk kanë imunitet, çka do të thotë që mund të nominohen të shtunën.
Gjesti nuk ka humbur rastin për t’i ngacmuar ata me batutat e tij karakteristike.
Me t’u kthyer banorët e rinj në shtëpi, Gjesti reagoi menjëherë duke thënë: “Hajde më gjallë më gjallë, kingi iu ka në dorë edhe iu kthen prap. Prap ju qes jashtë edhe ju bi brenda!”
Kjo deklaratë, e cila u prit me të qeshura nga disa banorë, tregoi edhe njëherë vetëbesimin dhe stilin thumbues të Gjestit, i cili duket se e shijon dinamikën e lojës dhe momentet e tensionit në shtëpi.

revista.one/