“Tregon edukatën familjare”/ Deklaratat e rënda të Jurgenit që acaruan gjithë studion

“Tregon edukatën familjare”/ Deklaratat e rënda të Jurgenit që acaruan gjithë studion

September 30, 2021 0

Jurgeni u shpreh sot në “Për’puthen” se ka tërheqje fizike ndaj Mikelës, por nuk i pëlqejnë sjelljet dhe karakteri i saj.

Por, ai shkoi më tej se kaq me ofendimet ndaj saj, që habiti dhje vajzat e tjera në studio:

Jurgeni:  Është një femër sikur flet shumë, bie në kundërshtim me veten e saj. Bie me këmbët e tua. Nuk je e qëndrueshme në karakter!

Mikela: Nëse dal në kundërshtim me veten do thosha jam në pishman që i kapa dorën Argjendit. Por nuk e bëra

Jurgeni:  Ti merr zjarr kot…

Mikela: Unë marr zjarr kur kërcënohem. Më jep fakte, kur jam treguar arrogante ndaj teje?

Jurgeni:  Ke treguar që nuk je e përgjegjshme me ato që bën.

Mikela: Çfarë nuk të pëlqeu?!

Jurgeni:  Nuk më pëlqejnë gjërat që bën ti në takimet e para. Me Argjendin ishte ekstrem fare, nuk më pëlqen fare te një femër ajo sjellje!

Mikela: Çdo njeri e shijon si do!

Jurgeni:  Çfarë mund të presësh nga ty në takimin e dytë?

Mikela: Unë nuk i bëj për ty, bëj çfarë ndjej.

Jurgeni:  Nuk je te një nga pëlqimet e mia!

Mikela: Ju përdorni armë shumë të ulëta ndaj femrave…

Dekarata e Jurgenit për Mikelën se “ajo po tregon edukatën familjare” nxiti reagimet e vajzave dhe djemve në “Për’puthen”.

Jurgeni i tha Mikelës se nuk i pëlqejnë takimet e saj, pasi preket me djemtë që në takimin e parë, ndërkohë që “nuk e dimë çfarë mund të presim nga takimet e saj të dyta e më tej”.

Mikela e kundërshtoi ashpër konkurrentin, duke theksuar se ajo bën çfarë të dojë në takimet e saj dhe se Jurgeni nuk është në pëlqimet e saj.

Por debati agravoi më tej, kur Juri i tha Mikelës se “po tregon edukatën familjare”.

Mikela: Kujt po i intereson që s’të pëlqen ty?

Jurgeni: Po tregon edukatën familjare? Mos fillo të qash më mori mami në telefon…

Mikela u largua nga studio, ndërsa vajzat e tjera kundërshtuan Jurin.

Ritvana: Ti nuk ke turp fare! Ç’të duhet more. I vure kapakun me këtë që the!

Po nëse një vajzë do i afrohej Jurit, çfarë do bënte ai vetë?!

Tola: Nëse një vajzë të afrohet, ti do e largoje?

Jurgeni: Normalisht që jo

Tola: Jo vetëm ti, po asnjë nga ju, të tepërta këto komente, çdo kush bën çfarë do!

TCH