Tri ish-banoret e Big Brother nisen për në Ksamil, ngatërrojnë rrugën, përfundojnë në doganë
July 31, 2025Dy ish-banoret e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati dhe Rizarta Hoxha, e vijojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje ato kanë krijuar shoqëri edhe me ish-banoren e BBV 3, Françeska Murati.

Një ditë më parë, ato kanë publikuar në “Instastory” një video ku tregojnë se janë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe po udhëtojnë drejt jugut. Por gjatë rrugës atyre u ka ndodhur një e papritur. Teksa ishin nisur për në Ksamil, Loredana zbulon në postimin e saj se kishin ngatërruar rrugën.
Ish-banoret e BB VIP kishin përfunduar te dogana për Greqi.
“Histori i shkurtër: ishim nisur për Ksamil, por jemi te dogana për Greqi. Mos na pyesni si… Respekte”, ka shkruar Brati krahas videos së publikuar në “Instastory”.

Videon në fjalë e kanë ripostuar edhe Françeska dhe Rizarta, të cilat nuk kanë treguar detaje të tjera por e kanë lënë me përshkrimin e Loredanës.


Ndërsa fotoja më poshtë tregon Françeskën disa javë më parë në një udhëtim me helikopter.

revista.one/