“Trupi yll, mendja fyell”/ Erjola “kryqëzohet” nga banorët, Graciano: Nuk bëhem pis…
January 28, 2024Erjola dhe Graciano kanë qenë banorët e rinj që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Banorët e tjerë duket se nuk kanë pritur mirë Erjolën dhe Gracianon.
Erjola është gjykuar më së tepërmi nga konkurrentët, për shkak të mënyrës se si është sjellë në shtëpi.
”Trupi yll, mendja fyell”, u shpreh Lediona gjatë klipit që u transmetua. Afërsisht të njëjtin mendim kanë pasur edhe banorët e tjerë.
Gjatë “prime” u ndez një debat mes banorëve të rinj dhe atyre të vjetër.
Erjola: Ashtu siç erdha unë me deklarata, besoj se jam gjykuar pa më njohur. Do të doja të dija nga Meri, Albi nëse janë koherentë me atë që thanë në klip.
Meri: Duket vazjë e mirë.
Erjola: Tani edhe te Albi.
Albi: Unë kam pasur një qasje për Erjolën, sepse kam një definicion për figurën e saj. Është një vazjë që të imponon për të ngacmuar. Njerëz që vijnë nga jashtë me shpata të ngritura, janë shpata letre. Megjithatë ajo ka qenë një përshtypje e imja. Është një gocë babaxhane, kujdeset për të gjithë. Nuk t’i merrë gjërat për ters.
Roza: Nuk ndjej kontraditë. Mendoj se është loja me ngjitëse. Prej asaj është ajo qasje.
Juli: Mbas 2-3 debateve që kisha me Gracianon, e kishte ai me mua. Futej pak në muhabete pa lidhje, siç e bëri këtë me Romeon.
Graciano: Të përdorësh një pikë të dobët, një keqkuptim. Të përdorësh këtë unë nuk ta lejoj.
Juli: Ka pasur raste të tjera që ka hyrë pa lidhje. Iu fut Gazit dhe tha që unë nuk të lejoj të bësh këtë. Gracianos ja kam thënë sot në dhomën e gjumit, më pyeti, i dhash një përgjigje dhe mu dukë si diskutim të mbyllur. Për mua është tendencioz. Dje u detyrova të zërë be për diçka komplet kot, sepse ai nuk besonte. Kemi bërë muhabet me Gracianon.
Graciano: Këtu të jesh i sinqert, të thuash mendimin tënd pa patur frtikë, të shohësh këtë lojë me sinqeritet, nuk je lojtar. Kjo lojë sipas tyre bëhet vetëm me skema.
‘Loja e karaktereve’ ka marrë një tjetër kthesë në Shtëpinë e Big Brother VIP3, ndërsa krahas dy banoreve që e morën me hov, Roza Lati dhe Erjola Doçi, ka pasur edhe nga ata banorë që nuk i dhanë seriozitetin e duhur duke përfunduar sfidën në të etiketuarin e Ervin Gonxhit – një person familjar – në të pamoralshëm.
I pyetur për këtë çështje, Graciano Tagani është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të kamuflohej, por ato epitete nuk i përkasin atij, prandaj s’ka pse bëhet pis me të tilla gjëra dhe bëri atë zgjedhje.
Ledioni: Loja filloi me Rozën dhe Erjolën që e trajtuan me një lloj serioziteti. Dhe pastaj vjen Graciano, i cili thotë se unë nuk do të etiketgoj asnjë nga vajzat, do t’ua kalojë të gjitha djemve. Kjo e parë si public, ardhur edhe nga një person që bën television mu duk e çuditshme.
Graciano: Unë vlerësoj me seriozitetin më të madh çdo lojë të Vëllait të Madh. Por në atë moment kanë qenë 16 orë.
Ledioni: Ti i kishe parë nga shtëpia.
Graciano: Ato fjalë që ishin aty, unë nuk përfaqësohem nga ato fjalë.
Janë fjalë që qarkullojnë në shtëpi.
Këtu mund të qarkullojë çdo gjë. Nesër mund të qarkullojë edhe dhuna, mund të qarkullojë edhe i paedukat, apo presioni, por mua nuk më përfaqësojnë dhe nuk kam pse bëhem pis me të tilla gjëra sepse nuk më përkasin mua. Nëse unë do të isha në shtëpi më përpara dhe do t’i kisha dëgjuar të gjithë banorët duke i përdorur këto fjalë, do isha unë ai që do të isha kokë më kokë për të tilla gjëra. Unë nuk përfaqësohem nga të tgilla gjëra. Unë i dënojë ato, prandaj nuk është në mosrespektim të lojës apo Big Brotherit, nuk është se unë doja të kamuflohesha për të thënë çfarë unë mendoja për banorët, por ky nuk jam unë dhe këto shprehje nuk më përkasin mua, prandaj e bëra këtë zgjedhje.
Arbri: Ka pasur edhe fjalë pozitive aty.
Ledioni: Mirë fjalët e këqija, por aty kishte edhe dy fjalë të mira. Seksi ja kishe dhënë Albit, nuk ka ndonjë gocë që mund të jetë seksi aty.
Graciano: Ai diferencimi do të kishte qenë lojë e pisët, do të mendohej se u bë për tendencë dhe unë nuk bëra gjë për tendencë. Unë e trajtova po njëlloj gjënë.
revista.one/