“Ty të ka dënuar Zoti”/ Debati mes Rogertit dhe Stenaldos, ja vendimi i Vëllait të Madh
February 3, 2026Një debat i ashpër ka ndodhur pak orë para fillimit të Prime-t të së martës. Një përplasje mes Rogertit dhe Stenaldos ka eskaluar, me Rogertin që i tha: “Ty të ka dënuar Zoti. Je njeri i dhunshëm”, ndërsa pas debatit, në dhomën e rrëfimit tha: “S’di si do ecë kur të largohet Mali”. Për sa i përket kësaj deklarate, Rogerti u arsyetua duke thënë se e kishte thënë me tjetër qëllim, dhe nuk përkonte me aftësinë e kufizuar të banorit.
Në Prime, Stenaldo u shpreh kështu: “Ta nisim te limitet. Unë kam ardhur në këtë shtëpi me një merak të madh, njohja e ambienteve të shtëpisë. Në asnjë rast nuk e kam lejuar veten time që të ndihem i penguar për shkak të mungesës time të shikimit. Jam gjendur i gatshëm për të gjitha nevojat që ka shtëpia. Pa diskutim që Big Brother është lojë nervash. Megjithatë në asnjë rast timin nuk kam prekur një njeri në besim, ngjyrë lëkure, gjini, në diferenca fizike. Jam një njeri që karakterin e kam me merak shumë. Kam luftuar sa kam mundur. Kam punuar në Shqipëri nga dy-tre punë. Ama brenda kësaj shtëpie, nëse dikush mendon se unë nuk mund të luaj më pisët seç kam luar, e kanë gabim. Nëse Rogerti mbetet në këtë shtëpi, ai dhe unë do luftojmë në çdo sekondë. Unë të rri të bëj sehir dhe të shoh Rogertin që të bëjë hapa përpara, s’e lejoj kurrë”.
Për këtë arsye, Vëllai i Madh mori një vendim për Rogertin.
Ai u dërgua në atë që quhet dhoma e reflektimit, aty ku do t’i komunikohet më vonë vendimi përfundimtar.
Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një deklarate të rëndë të bërë nga Rogerti ndaj Stenaldos. Gjatë përplasjes verbale, Rogerti u shpreh se Stenaldo “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së tij të kufizuar në shikim, një deklaratë që ka ngjallur indinjatë të menjëhershme.
Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë edhe llogarinë e tij zyrtare në Instagram, kanë reaguar publikisht duke dënuar ashpër gjuhën e përdorur. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet edhe videoja e momentit të ofendimit, ata e cilësojnë deklaratën si thellësisht çnjerëzore dhe të papranueshme.
Sipas familjarëve, përdorimi i Zotit për të justifikuar fjalë urrejtjeje ndaj një personi me aftësi të kufizuara përbën mungesë totale empatie dhe është një nga nivelet më të ulëta të mendimit njerëzor. Ata theksojnë se askush nuk duhet të përdorë besimin për të justifikuar ofendimin, diskriminimin apo dhunën verbale.
Reagimi përfundon me një thirrje publike drejtuar produksionit të “Big Brother VIP” dhe Top Channel, duke kërkuar që raste të tilla të mos normalizohen dhe që të ketë përgjegjësi për gjuhën e përdorur brenda formatit.
Ngjarja ka hapur një debat të gjerë edhe në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe e publikut shpreh shqetësim për kufijtë e etikës dhe mesazhet që transmetohen në prime-time.

revista,one/


