U bë e famshme në Big Brother ku gjeti dashurinë, sa para fiton Sarah Berisha në rrjetet sociale?

U bë e famshme në Big Brother ku gjeti dashurinë, sa para fiton Sarah Berisha në rrjetet sociale?

December 1, 2024 0

Sarah Berisha, një nga ish-banorët më të dashur të “Big Brother VIP” dhe një influencuese e njohur në rrjetet sociale, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Gjatë bisedës, Einxhel Shkira e ngacmoi me një pyetje intriguese rreth të ardhurave të saj nga puna si influencuese. Einxhel e pyeti me humor për numrin e zerove në llogarinë bankare, duke shtuar se donte të bënte krahasimin edhe me Dagz dhe PM.

“Sa e poshtër që je,” tha Sarah me të qeshur, duke shmangur përgjigjen direkte. Megjithatë, ajo tregoi se të ardhurat e saj nga puna në “Instagram” janë të kënaqshme.

Sarah shpjegoi se ka nisur të punojë në këtë fushë shumë vite më parë, por pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, gjërat kanë ndryshuar.

Shikueshmëria dhe interesimi janë rritur, dhe kjo ka ndikuar që edhe çmimet të ndryshojnë. Fitoj mjaftueshëm për të plotësuar gjërat që dua,” tha ajo.

Sarah Berisha ka ndarë detaje nga marrëdhënia e saj me PM dhe planet për bashkëjetesë.

Blogerja e njohur zbuloi se ata po mendojnë të hedhin hapin e madh në lidhjen e tyre, por ende nuk kanë vendosur nëse do të vendosen në Tiranë apo Prishtinë. “Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet,”tha Sarah.

Ajo shtoi me humor se PM nuk është tipi i një romantiku klasik, megjithatë, arrin ta surprizojë herë pas here. “Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason,” tregoi ajo.

Surpriza e intervistës erdhi kur PM u përfshi drejtpërdrejt në një lidhje me video, duke e bërë situatën më emocionale. “Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne,” tha ai, duke konfirmuar planet e afërta të çiftit.

revista.one/