U bënë të famshëm në “America’s Got Talent”, dy vëllezërit shqiptarë arrijnë sukses edhe në Itali
September 26, 2022Vëllezërit Arnold dhe Artan Balla, akrobatët shqiptarë që lanë jurinë e “America’s Got Talent” me gojë hapur, vazhdojnë të shijojnë suksesin e tyre, këtë herë në të një tjetër shtet, në një tjetër format të famshëm. Pasi video-ja e tyre e performancës në talent show-n amerikan bëri xhiron e rrjeteve sociale në shumë vende të botës, ata kanë vendosur t’i hyjnë një tjetër gare, asaj të formatit “Tu si que vales” në Itali.
Edhe në këtë program, sic bëhet me dije nga postimi zyrtar i formatit në Instagram, ata kanë shkëlqyer, teksa përbri fotos nga performanca e tyre shkruhet: “Fuqi, balancë dhe precizion janë fjalët kyce të kësaj performance nga vëllezrit Balla. Kemi mbetur me gojë hapur, po ju?”
revista.one/