U dhunua disa javë më parë bashkë të birin, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit

U dhunua disa javë më parë bashkë të birin, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit

October 10, 2025 0

Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdini, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë familja Hajdini nëpërmjet një lajmërimi për vdekje, ku njofton humbjen e jetës në moshën 74-vjeçare.

Humbja e tij vjen vetëm pak javë pasi ai dhe i biri u përfshinë në një episod dhune më 3 gusht, në një lokal të rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku u sulmuan fizikisht nga 40-vjeçari Sh.G.

Largimi i tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja dhe të afërmit, të cilët e përshkruajnë Paqësorin si njeri me shpirt të butë, zemër të madhe dhe natyrë të qetë.

Ngushëllime të shumta kanë mbërritur edhe nga ndjekësit e Genardit, të cilët nëpër rrjete sociale kanë shprehur trishtimin dhe solidaritetin e tyre për këtë humbje.

revista.one/