U dhunua vajza në shoun televiziv shqiptar, ndërhyn policia
September 15, 2022Pas videos virale të programit “It’s my home” që qarkulloi kudo në internet, ka reaguar Policia duke shkuar në selinë e televizionit “First Channel.” Videoja virale në rrjet, tregon një konkurrente të programit e cila është dhunuar. Ajo ka qenë duke bërë një debat kur më pas është goditur me shapkë nga një banor i shtëpisë.
Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas dhunës në reality show “It’s my home”.
Zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Indeksonline se janë duke u marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, njofton Ahmeti duke mos dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.
Çfarë ndodhi në emisionin “It’s my home?”
Vajza në fjalë ka ofenduar dhe sharë nga familja një banor dhe ky i fundit, nga gjaknxehtësia e ka goditur vajzën me shapkë. E reja shihet duke qarë por askush nuk e ndihmoi. Teksa u sulmua, banorja dëgjohet duke thënë: “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Ndërkohë që një banore dëgjohet teksa i thotë dhunuesit “bravo, mirë ia bëre”. Mirëpo, të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë reaguar në rrjet. Shumë shkruanin se duhet të ndërhyjë në mënyrë kategorike Policia e Kosovës pasi një vajzë u dhunua në një show televiziv.
Pas incidentit që ka ndodhur, Lulzim Jashari në reality show ‘It’s My Home’ është dënuar me largim nga shtëpia.
Drejtori i TV-First Channel, Valon Maloku tha se banori është dënuar nga produksion për një qëndrim në burgun brenda shtëpisë, por i njëjti nuk ka pranuar.
Maloku tha se si pasojë e kësaj, banori është dënuar me largim nga shtëpia.
Tutje ai e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në reality show ‘It’s my Home”.
Malok tha se ju ka bërë ftesë të gjithë atyre që janë të interesuar, ta vizitojnë shtëpinë e ndërtuar e cila është nën monitorimin e kamerave.
“Nëse folim si arritje të shikueshmërisë, për atë është sukses, se çka ka brenda është reality shoë. Ju kam bërë ftesë të gjithëve që të vijnë te shtëpia që është ndërtuar, ku këta janë aty, dhe që janë nën monitorim të kamerave, ta shihni se çfarë po ndodh aty”, tha Maloku në Kanal10.
revista.one/