U fotografua në krahët e një mashkulli misterioz, ja si reagon Egli
August 12, 2025Në disa video të postuara nga të pranishëm të tjerë, Egli shihet për një çast shumë të shkurtër me një prej djemve në një festë në Dhërmi.
Shumë prej tyre e lidhin këtë dalje me një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale — një kthesë e papritur, sidomos pasi vetëm disa ditë më parë ajo deklaroi hapur se është beqare.
Një verë e nxehtë, duket se po bëhet edhe më e zjarrtë për Egli Takon.



Në fund të ditës ka ardhur edhe reagimi nga Egli. Ajo ka publikuar dy fotografi, ku në njërën shfaqet duke medituar e në tjetrën duke buzëqeshur.

Pas aludimeve në rrjet, nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Egli ka reaguar ashpër duke mohuar zërat dhe duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë së saj dhe të personave që e rrethojnë.
“Unë nuk ndryshoj as shoqërinë dhe as qasjen time me ta vetëm sepse sot gëzoj më shumë ndjekës. Jam e njëjta Egli si për ta, ashtu edhe për mua. Këtë nuk e ndryshojnë dot gojët e liga,” shkruan ajo në një nga postimet, duke paralajmëruar se ky do të jetë reagimi i fundit publik për këtë çështje, ndërsa në të ardhmen do të veprojë në rrugë ligjore.
Në një tjetër Instastory, Egli iu drejtua disa mediave dhe komentuesve me tone të ashpra:
“Ky reagim sot shkon vetëm për respekt të jetës dhe privatësisë së rrethit tim shoqëror, që nuk ua ka fare borxh. Mjaft me shpifje dhe trillime, stop, mjafton!”
Ajo gjithashtu u shpreh se nuk do t’i japë më asnjë shpjegim publik për jetën e saj private dhe i kujtoi ndjekësve të mos mendojnë se do ta ekspozojë kaq lehtë një lidhje, edhe nëse do ta kishte.


revista.one/