U hodh nga pallati se e bullizuan shokët, babai i 15-vjeçares: Po festonim ditëlindjen e djalit, kur…

U hodh nga pallati se e bullizuan shokët, babai i 15-vjeçares: Po festonim ditëlindjen e djalit, kur…

September 24, 2025 0

Babai i 15-vjeçares, që u hodh nga kati i katërt, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla nga shkolla i kishte thënë që “më bullizuan shokët”.

“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, u shpreh ai.

Gazetari: A është normale kjo?

Pjesë nga intervista:

Vajza erdhi direkt nga shkolla rreth orës 13:30 (Qan), vjen në shtëpi dhe i thotë të të vëllait që një vajzë bashkë me shokun e saj në klasë e ofendonte, që je e shpifur dhe shumë gjëra”.

Mirë i kishte thënë ai, mos u mërzit se do e zgjidhim.

Dje kisha ditëlindjen e djalit të vogël që mbushte 12-vjeç dhe në ato momente djali i madh po gatuante në shtëpi, ndërsa vajza u shtri.

Ishim në shtëpi, po festonim bashkë. I bleu vëllai i vogël një patatinë dhe u shtri në krevat.

Ish-bashkëshortja po bisedonte me një mësuese jashtë tek dera. Jemi të ndarë me gruan, të divorcuar. Ne për hatër të fëmijëve dhe thashë të mblidhemi.

Ish gruaja u fut në korridor, dëgjon një zhurmë nga ballkoni lart dhe bërtet, thotë ‘Beni, çfarë ra nga materialet e tua.”

Çfarë ndodhi

Vajza 15-vjeçare në Sarandë hidhet nga kati i katërt pas bullizimit nga shoqet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e djeshme në Sarandë, ku një 15-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj.

Sipas burimeve policore, shkak i këtij veprimi tronditës dyshohet të ketë qenë bullizimi i vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët.

Vajza fatmirësisht nuk ka rënë në tokë, pasi është penguar nga një tendë e katit më poshtë, duke shmangur pasojat fatale.

revista.one/