U largua nga “Për’puthen”/ Olsa dhe Bora po “vuajnë” ndarjen, fjalë e përqafime lamtumire
September 13, 2022Largimi i Bora Zemanit nga programi i dashurisë “Për’puthen”, të cilin e prezantoi për dy sezone, shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet. Kjo pasi u përfol për një krisje të raporteve mes saj dhe autores së programit, Olsa Muhameti.
Megjithatë, në nisjen e programit, Olsa Muhameti ka vendosur t’i dedikojë disa fjalë tashmë ish-moderatores së “Për’puthen”, Bora Zemanit.
Në një postim në Instastory Olsa shkruan: “Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt, profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je, etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty.”
Në një tjetër postim ajo i uron suksese moderatores në eksperiencën e saj të re në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars.”“Dhe mezi pres të të shoh të shkëlqesh në “Dancing with the Stars. Ta dish se të dua shumë”- shkruan Olsa.
Bora është përgjigjur gjithashtu me një postim në rrjetet sociale.
“Ja që ka edhe “ndarje” të bukura!” Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë! Kam besim që do bësh gjëta edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lemë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?”– shkruan Bora.
Moderatorja ka konfirmuar se do prezantojë ‘Dancing with the stars’ këtë sezon, teksa nën drejtimin e ‘Për’puthen’ tashmë është Ori Nebiaj.
revista.one/