U largua pas 7 muajsh nga “Për’puthen”, ish-konkurrenti tregon për lidhjen e re jashtë programit…

U largua pas 7 muajsh nga “Për’puthen”, ish-konkurrenti tregon për lidhjen e re jashtë programit…

May 7, 2025 0

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana”, me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për largimin nga programi, njohjen e tij të re jashtë, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Pas sa muajsh u largove nga “Përputhen”? Pse erdhi ky vendim?

Pas gati 7 muajsh. U largova sepse krijova një njohje jashtë.

Sa kohë t’u desh ta merrje këtë vendim?

Për të marrë vendimin më janë dashur diku tek 2-3 javë. Por njohja ime kishte edhe një periudhë pauze, sepse në momentin që u njohëm, bëmë një pauzë se isha pjesë e “Për’puthen” dhe nuk mund ta vazhdonim dot, dhe kjo nuk ishte zgjedhja ime por ishte zgjedhja e asaj. Pëlqimi im filloi duke u rritur më shumë, duke u strukturuar më shumë dhe prandaj filluam prapë të komunikonim, të dilnim. Aty duhet të bëja një zgjedhje, që nuk është e drejtë si për mua, si për personin që unë frekuentohem, apo edhe për formatin. Kështu që isha pak duke u menduar dhe pas 2-3 javësh kërkova që ta lija programin. U mërzita sepse kisha krijuar një lidhje emocionale.

revista.one/