U ndanë apo jo?Melisa Lleshi pendohet: Mbase jam pak impulsive…
March 10, 2022Ditën e djeshme, Melisa Lleshi mori gjithë vëmendjen e ndjekësve me postimet që bëri në “Instastory”. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” la të kuptohej se i kishte dhënë fund lidhjes me Andi Shehin, me të cilin u njoh pikërisht në emisionin e dashurisë.
“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.
Por nga reagimi i fundit i Melisës, duket se mes tyre ka pasur thjesht një zënkë të momentit. Ajo ka postuar një pikturë ku shfaqet një vajzë duke qarë, duke treguar gjendjen e saj aktuale.
Ndërsa bashkëngjitur me të Lleshi shkruan në anglisht: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.
Lidhur me këtë postim ende nuk ka reaguar Andi, i cili gjithashtu ka fshirë të gjitha fotot në rrjetet sociale, ku shfaqej së bashku me Melisën. revista.one/