U përfol se ishte në pritje të ëmbël pas Për’Puthen, ish-konkurrentja: Është private por…

U përfol se ishte në pritje të ëmbël pas Për’Puthen, ish-konkurrentja: Është private por…

April 18, 2022 0

Ritvana Fetahu, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, i vuri në dyshime ndjekësit e saj me përgjigjet e dyshimta kur pyetej nëse ishte shtatzënë.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5” ku ka folur rreth deklaratave të saj, por pa dhënë detaje.

Ritvana mohoi thashethemet se është shtatzënë, megjithatë shtoi se “nuk dihet nëse ka pasur gjë”.

E pyetur nëse ka ndonjë fëmijë, ajo nuk pranoi të përgjigjej duke deklaruar se është “çështje private.”

Biseda:

Ritvana: Ja nuk ka asnjë. A ka pasur nuk dihet, por tani nuk ka gjë.

Pyetje: Çfarë të vërtetash ka në të gjitha ato postime, që edhe ti i ike ushqyer gjatë rrugës.

Ritvana: Nuk e di ngase doli, është një faqe në IG aty filloj ajo pjesa dhe të gjithë më pyesnin a je nënë, dhe thash ‘ok’ nuk e di nga e morën këtë informacion se ishte shumë private.

Pyetje: A ka pasur një shtatëzani?

Ritvana: Loja për shtatëzaninë e mundshme, unë kam shtuar 10 kg kur dola nga Përputhen.

Pyetje: Ka vërtet një fëmijë?

Ritvana: Është private dhe do doja ta mbaj private dhe mos të jap informacione të mëtejshme.