U plagos gjatë atentatit, policia ndalon pronarin e ‘Orange’: Qëlloi me armë ndaj autorëve

U plagos gjatë atentatit, policia ndalon pronarin e ‘Orange’: Qëlloi me armë ndaj autorëve

June 21, 2021 0

Një ditë pas plagosjes në atentatin që iu bë gjatë natës në Sarandë, është ndaluar biznesmeni 35-vjeçar.

Policia e Sarandës bën me dije se Spiro Iljadhi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 3 autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.