U plagos nga shpërthimi te fabrika e tullave në Maminas, vdes te QSUT-ja saldatori

U plagos nga shpërthimi te fabrika e tullave në Maminas, vdes te QSUT-ja saldatori

May 29, 2021 0

Saldatori 57 vjeçar Besnik Bojaku, që mbeti i plagosur nga shpëthimi në fabrikën e tullave mesditën e djeshme në Maminas, ka ndërruar jetë në QSUT.

Lajmi bëhet me dije paraditen e sotme. Për shkak të dëmtimeve të shumta në trup, Bojaku nuk ka mundur të mbijetojë. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe prej ditës së djeshme ishte nën mbikqyrjen e mjekëve.

Gjithashtu, nga Policia e Durrësit është bërë arrestimi i përgjegjësit teknik të fabrikës së tullave, pasi zjarri ka rënë si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë. Fabrika është në pronësi të shtetasit Ylli Braka.

Sipas zjarrfikësve, paraprakisht si shkak i zjarrit dyshohej një shkëndijë elektrike. Fabrika do të niste aktivitetin e saj dje pasi sapo ishte rikonstruktuar, me një investim të sapopërfunduar me vlerë afro 2 milion euro. Por, ditën që do të hapej, biznesi shpërtheu në flakë.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshmei në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.

revista.one/