“U shkëmbeva me Luiz Ejllin në ashensor, e pashë me biberon në gojë”

“U shkëmbeva me Luiz Ejllin në ashensor, e pashë me biberon në gojë”

June 17, 2024 0

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe këtë e ka zbuluar vetëm disa ditë më parë, kur u shkëmbyen në ashensor.

Erjola Doçi: Kam dëgjuar që jeton, në një pallat, në një lagje me Luiz Ejllin.

Egla Ceno: E kisha dëgjuar dhe unë. Para dy-tre ditësh u shkëmbeva në ashensor, unë po hipja ai po ngjitej me një biberon në gojë. I thashë po ti këtu? Më tha kam shtëpinë këtu.

Erjola Doçi: Nuk të la biberoni dhe në Big dhe jashtë Bigu-t, të ndjek Egla.

Egla Ceno: Po sepse ai është bërë baba.

Erjola Doçi: E ke vizituar?

Egla Ceno: Jo unë e mora vesh aty, kur u shkëmbyem. Më kishin thënë ata të lagjes që kemi Luizin, por e kam parë vërtet para dy ditësh në ashensor dhe i kam thënë mirëserdhe në lagje. Unë e kam thënë edhe gjatë Big-ut që kem i një lagje të mrekullueshme, një komunitet që bëhemi bashkë, kujdesemi për njëri-tjetrin etj.

Egla Ceno ka treguar se jo me të gjithë banorët e BBV3 ka pasur kontakte.

Sipas saj vetëm disa prej tyre e kanë telefonuar, ndërsa me Jul Dedën jo. Ajo tregon se ka pritur një telefonatë prej tij për ta pyetur si është pas një incidenti që ndodhi në prapaskenat e Post Big Brother dhe lëndoi këmbën, por kjo gjë nuk ndodhi.

Erjola Doçi: Nëse do flisje në telefon me Jul Dedën çfarë do i thoshe?

Egla Ceno: Si je? Pse nuk je bërë i gjallë? Unë kam patur një incident që të gjithë ju e morët vesh atë ditë që po xhironim Post Big Brother, pata një incident shumë serioz, u rrëzova dhe për fat shpëtova me aq. Sinqerisht telefoni im ka qenë hapur për të gjithë, vetëm me disa prej tyre jam dëgjuar.

Erjola DoçiDomethënë ti pret një telefonatë nga ata, nuk do e merrje ti iniciativën e para.

Egla Ceno: Po çfarë t’i them u rrëzova, më pyet si jam? Unë e takova Julin nëpër ambientet e Top Channel, disa ditë pasi, e përshëndeta normalisht, kështu do jetë gjithmonë.

revista.one/