U tha se ishin zënë me njëra-tjetrën, Gerta Gixhari zbulon raportin që ka me Oltën
May 18, 2023Në rrjet u përfol se marrëdhënia mes dy motrave ishte e krisur pasi ato nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram madje as nuk kishin kontakte. Por të gjitha këto spekulime u hodhën poshtë pas videos që Olta publikoj pas daljes nga BBVIP ku shfaqej duke takuar me mall gazetaren.
E ftuar në “Natën me Aulonën”, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale,, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në Instagram prej vtiesh. Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “folloë” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konfikt mes tyre.
“Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi folloë do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë.
Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë.”– u shpreh Gerta, duke treguar kështu se cdo gjë mes tyre është shumë mirë duke hedhur poshtë çdo spekulim për to.
revista.one/