“U tregua e dobët”/ Largimi i Heidit pas ndarjes me Romeon, si reagon Egla Ceno

“U tregua e dobët”/ Largimi i Heidit pas ndarjes me Romeon, si reagon Egla Ceno

October 28, 2024 0

Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

“U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.

Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë. Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

“Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

“As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.

revista.one/