U vra në atentat/ Brilant Martinaj ishte shumë i afërt me Stresin, publikohet biseda e fundit e reperit me 22-vjeçarin
July 18, 2022Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar në lidhje me vrasjen e mikut të tij Brilant Martinaj.
Përmes një postimi në Instastory, Stresi ka ndarë bisedën e fundit me Martinaj, ku shihet se ata janë shumë të afërt me njëri tjetrin.
“Zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi në mbishkrimin e fotos.
Pak më herët u publikua dhe një video ku këngëtari shihet nën shoqërinë e Martinaj në një berberhane në Kosovë.
Kujtojmë se 22-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
revista.one/