UEFA fut  Xherdan Shaqirin në 11-shen më të mirë të grupeve në EURO 2020

UEFA fut Xherdan Shaqirin në 11-shen më të mirë të grupeve në EURO 2020

June 25, 2021 0

Me mbylljen e fazës së grupeve të Euro 2020 UEFA nëpërmjet edhe mekanizmit Football Fantasy ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë. Futbollistët janë përzgjedhur në bazë të një vlerësimi me pikë dhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve e dominon Holanda me tre futbollistë. Në një kompeticion në të cilin janë shënuar 94 gola në 36 ndeshje të luajtura nuk kishte se si të mos e dominonte formacionin ideal të fazës së grupeve Holanda që ka shënuar më shumë gola deri tani ,8 në tre ndeshje. Në portë si më i miri i fazës së grupeve është zgjedhur portieri i Italisë Donnarumma që në tre ndeshje nuk ka pësuar gol. Mbrojtja përbëhet nga tre futbollistë me Dumfries të Holandës, Laporte  të Spanjës që shënoi edhe ndaj Sllovakisë dhe Meunier i Belgjikës. Në mesfushë kanë zënë vend në formacionin më të mirë Yarmolenko i Ukrainës ,Wijnaldum i Holandës, Shaqiri i Zvicrës dhe Emil Forsberg i Suedisë që ka shënuar tre gola në tre ndeshje.

Dhe treshen e sulmit e përbëjnë sulmuesi i Çekisë Patrik Schick që ka tundur tre herë rrjetën deri tani, Ronaldo autor i pesë golave dhe golashënuesi më i mirë i Euro 2020 dhe Depay sulmuesi i Holandës autor edhe i dy golave. Formacionin më të mirë të fazës së grupeve sipas UEFA-s e dominon Holanda me tre futbollistë,të tre autor golash.

Kush është Shaqiri?

Xherdan Shaqiri (lindur më 10 tetor 1991), është futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor për klubin anglez Liverpool dhe kombëtaren zvicerane.

Shaqiri filloi karrierën e tij si profesionist te FC Basel, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2009. Pasi fitoi tre kampionate zvicerane rresht, ai kaloi te klubi gjerman Bayern München. Edhe pse nuk pati ndonjë sukses individual të madh, Shaqiri fitoi edhe tetë trofe të tjerë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve, në sezonin 2012–13, ku ekipi kompletoi tripletën. Në janar 2015, ai u transferua te Interi për 15 milion €, dhe shtatë muaj më pas, kaloi në Premier League te Stoke City. Pasi ekipi ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2017–18, Shaqiri firmosi me Liverpoolin për 13.5 milion £.

Shaqiri zhvilloi më shumë se 20 ndeshje me ekipet e të rinjëve të Zvicrës. Ai debutoi me ekipin e parë në mars 2010 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e Kupës së Botës 2010. Ai gjithashtu luajti në edicionet 2014 dhe 2018; ai shënoi një tregolësh në një ndeshje të turnamentit 2014, duke regjistruar tregolëshin e 50të të kompeticionit.[9] Shaqiri gjithashtu ka luajtur edhe në UEFA Euro 2016, ku goli i tij i vetëm u shpall si më i bukuri i turneut.

revista.one/