“Unë dhe vajza jemi mirë, besojmë në drejtësi”, Arbenita flet pas kërcënimit nga Fero
July 17, 2023Lajmi se Arbenita ishte pre e një dhune të vazhduar nga Fero ishin të shpeshta, por ndoshta nga presioni asnjëherë të raportuara nga modelja në fjalë. Për herë të parë pas arrestimit të tij, Arbenita ka falenderuar të gjithë ndjekësit për interesimin ndërsa shkruan se ajo dhe e bija janë mirë me shëndet. Ndër të tjera, Arbenita shkruan se beson tek drejtësia ku Fero do të marrë dënimin e merituar.
“Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”.- shkroi ajo.
Pak ditë më parë edhe Fero bëri një reagim të tijin. Edhe pse është nën akuzë për dhunë në familje, dhe i lënë në paraburgim për 30 ditë, përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka thënë fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq. Fero u arrestua më 12 korrik 2023.
Dosja hetimore
Në raportin e Prokurorisë tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.
‘Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans.
Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra’.
Me veprimet e tij, të dëmtuarës i cënon dinjitetin, i shkakton dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional’
Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo mohon që ai të ketë përdorur dhunë. Ja prononcimi i plotë i tij për ‘Prive’:
“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati.
Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”
revista.one/