‘Unë do iki, nuk duroj më’, Lorenci kërkon të largohet urgjent nga shtëpia e BBV

‘Unë do iki, nuk duroj më’, Lorenci kërkon të largohet urgjent nga shtëpia e BBV

April 9, 2023 0

Mbrëmë në nominim ishin Kiara, Efi, Qetsori dhe Gerti. Por në fakt nga shtëpia një tjetër nga banorët e “Big Brother VIP”  Albania ka vendosur me dëshirë të largohet.

Këngëtari Lorenc Hasrama, në një moment kur e ka gjetur Luizin vetëm, i është afruar dhe i ka treguar me zë të ulët se ka vendosur të largohet sot dhe e ka lajmëruar edhe Vëllain e madh.

Kur Luizi e ka pyetur pse ai i ka thënë: “Se përballoj dot, kam si ankth dua thjesht me dalë.”

“S’mundem më. U bë gjithë kjo kohë nuk mësohem dot”, ka vazhduar ai.

Kështu, pas Gerti Koxhës, në Big Brother VIP Albania natën e mbrëmshme (e shtunë) u largua me dëshirë Lorenc Hasrama.

Këngëtari i njohur kërkoi të dilte për shkak se këto ditë ka qenë më i ngarkuar emocionalisht.

“E shoh që brenda kam një ngarkesë emocionale që nuk po më lejon të vazhdoj një lojë të bukur brenda dhe të jem më aktiv. E kam parë disa ditë që kam qenë më i tërhequr”, u shpreh Hasrama.

“Jam me luhatje humori”, tha mes tjerash artisti duke shtuar se më mirë është që të dalë nga shtëpia.

Ai tha se përkundër humorit që ka, nuk e ka gjetur veten brenda dhe se për këtë nuk dëshiron që të rrijë më shumë.

Lorenci brenda ka qenë i sinqertë, ka bërë shaka me një pjesë të madhe të banorëve, gjithsesi pak është përfshirë në debate.

revista.one/