‘Unë e di sa të vështirë e ke pasur…”/ Letra që përloti Françeskën në studio: Ndihem keq që mami…

‘Unë e di sa të vështirë e ke pasur…”/ Letra që përloti Françeskën në studio: Ndihem keq që mami…

June 16, 2024 0

Françeska Murati, ish banorja e Big Brother VIP 3 ishte e ftuar në “S’e luan topi”, ku është surprizuar me një letër nga nëna e saj.

Unë dhe babi morëm rrugën e emigrimit për një të ardhme më të mirë. Ne jemi munduar t’ju rrisnim dhe t’ju krijonim një fëmijëri të lumtur, jo si fëmijëria jonë. Uroj që t’ja kemi arritur. 

Buzëqeshja jote ka qenë lumturia ime më e madhe që shuante çdo mërzi. Unë e di sa të vështirë e ke pasur ti përshtatjen në një shtet tjetër por kjo të ka bërë grua më të fortë. Sot jam shumë krenare për ty, ti Françeska ime je e bukur si jashtë dhe brenda. Mamaja jote do jetë pranë teje duke të ndihmuar në çdo hap. Të dua shumë”-ishte letra e nënës së Françeskës, që e emocionoi shumë.

Françeska u shpreh se ndihet shumë krenare për nënën e saj dhe se është ndjerë shumë keq që ajo nuk e dinte për sëmundjen e bulimisë që ajo kishte kaluar, rrëfim që e bëri brenda shtëpisë së Big Brother.

Jam me fat që kam një mami si Bana. Kur u bëra nënë e kam kuptuar sa e vështirë është të jesh nënë. I kam thënë ‘o zot kaq shumë me do ti mua’. Mami ka qenë një krah për mua, sidomos kur isha në Big që e mbajti ajo Charlin.

Më erdhi shumë keq që mami nuk e dine për buliminë. Nuk prisja ta rrëfeja por më erdhi natyrshëm, por mendoja sesi do e priste mami. ‘Nuk më ke mërzitur’ tha kur dola ti je vajzë e fortë të dua shumë dhe ishte krenare për mua. Kur mendoj se fëmija im mund të mbajë sekrete të tilla, mendoj se mami nuk e meritonte të mos e dinte që unë po vuaja.“-u shpreh Françeska.

revista.one/