Ushtria ngre çadrat pranë Rinasit për 300 afganët e parë
August 18, 2021Shqipëria është gati të presë 1000 shtetas afganë. Krahas përgatitjeve për akomodimi e tyre në “Qytetin Studenti”, në Komandën e Forcave Ajrore pranë aeroportit të Rinasit, janë ngritur katër çadra të cilat do të shërbejnë për kontrollin mjekësor të 300 të ardhurve të parë po ashtu për fotografimin e tyre nga drejtoria e kufirit dhe emigracionit.
Informacionet e para sugjeronin se kontigjenti i parë do të mbërrinte në Shqipëri pasditen e kësaj të mërkure por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi aeroporti Hamit Karzai në Kabul është pllakosur nga kaosi.
Askush nga autoritetet e përfshira në këtë operacion humanitar, nuk është në gjendje të tregojë me saktësi, se kur do të mbërrijnë 300 afganët e parë.
Gjithçka është e lidhur me situatën në aeroportin e Kabulit pushtuar nga njerëzit e rrethuar me postblloqe të Talebanëve.
Megjithatë kjo nuk i ka penguar autoritetet shqiptare, në vijimin e përgatitjeve në Rinas, të cilat u panë nga shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaxhka, zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe të ambasadës amerikane.
Në një intervistë për gazetën spanjolle El-Periodiko kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është dakordësuar të pres 1000 afgan të cilët janë, gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave amerikane.
revista.one/