Vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë, interpreton për herë të parë këngën e të atit
May 24, 2025Një natë e veçantë u përjetua në skenën e “Ag Show”, ku vajza e Dr. Florit, për herë të parë, interpretoi një nga këngët më të njohura të të atit.
Performanca e saj u kthye në një homazh të ndjerë për artistin e ndjerë, duke prekur thellë zemrat e publiku.
Me një zë të qetë por plot forcë, dhe me një prani që ngjalli kujtime të thella, ajo solli jo vetëm tingujt e muzikës së të atit, por edhe shpirtin e tij, duke prekur thellë zemrat e të pranishmëve.
Momenti u kthye në një homazh të fuqishëm, ku muzika e Dr. Florit mori jetë përmes brezit të ri.

Në skenë ndodhej gjithashtu këngëtarja Aurela Gaçe, mike dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Dr. Florit ndër vite.
revista.one/