“Vajza filloi të qajë”, gruaja e Gent Hazizit reagon për debatin e aktorit me Olta Gixharin
January 8, 2023Gruaja e Gent Hazizit ishte e ftuar në episodin e parë të “Big Brother Fan Club”, që do të jetë live çdo të diel me Megi Pojanin në ekranin e Top Channel, për të komentuar të gjitha ndodhitë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Eltona Hazizaj komentoi debatin e ashpër që ka ndodhur në shtëpi mes bashkëshortit të saj dhe Olta Gixharit. Ajo theksoi se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon.
“E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë.