Vajza nga Domenika shpallet “Miss Globe 2022” në Tiranë
October 16, 2022Anabel Payano e Republikës Dominikane u kurorëzua “Miss Globe 2022” gjatë natës së konkursit të mbajtur në Shqipëri të shtunën, më 15 tetor.
Eventi u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Arjola Shehut.
Anabel është vetëm 19 vjeçe dhe vjen nga Republika Domenikane.
Ajo ka sfiluar për marka të famshme si Balenciaga, Giambattista Valli etj.
Përveç Payano, u kurorëzuan edhe katër femra të tjera: Anamaria Babau (Emiratet e Bashkuara Arabe), Drita Ziri (Shqipëri)m Thanawan Wigg (Tajlandë) dhe Lam Thu Hong (Vietnam).
Top 15-shen theksojmë që e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela).
revista.one/