Vajza që u gjet e masakruar në Itali/ Orët e fundit të 35-vjeçares Nevila Pjetri dhe dëshmia e bashkëshortit
June 6, 2022Quhet Nevila Pjetri, 35 vjeçarja shqiptare e gjetur pa jetë një natë më parë në komunë Marinella di Sarzana, pranë shtratit të lumit Parmignola.
Trupi i saj gjysëm i zhveshur u gjet nga disa turistë të zonës e hetimet e para ende të pakonfirmuara nga autopsia legale dyshojnë se shqiptarja është dhunuar fizikisht e më pas është goditur pas veshit të majtë o me një armë të ftohtë me majë ose me pistoletë.
Automjeti i saj është gjetur jo shumë larg vendgjarjes e autoritetet policore kanë sekuestruar të gjitha video telekamerat e sigurisë rrugore për të hetuar mbi atë çfarë kë ndodhur.
Disa persona, kanë dëshmuar për policinë se shqiptarja është parë për herë të fundit ndërsa hipte në një makinë të bardhë në një pikë karburanti pranë vendngjarjes.
Por ky krim i rëndë bëhet akoma më i komplikuar pas dëshmisë së bashkëshortit të saj Leonardo Marku e personave të marrë në pyetje nga policia italiane e që e njihnin prej vitesh.
Sipas mediave lokale 35 vjeçarja shqiptare njihej në zonë e punonte prej kohësh si prostitutë, ndërsa sipas bashkëshortit të saj, Nevila punonte në një kamping në zonën Mrina di Massa e ishin të martuar prej një viti.
Për policinë ai ka deklaruar se Nevila kishte dalë nga shtëpia rreth orës 20:00 e nuk ishte kthyer më, derisa në banesën e tij kishin mbërritur forcat e rendit e kishin komunikuar lajmin e keq.
Leonard Marku me profesioni kopshtar jetonte së bashku me Nevila Pjetrin në komunën Atilia. Në banesën e tyre u gjet një makinë luksoze me targa gjermane e autoritetet policore italiane po marrin në pyetje e po hetojnë të gjitha pistat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Mjaft e rëndësishme do të jenë përgjigjet e autopsisë që do të mund të zbardhin motivin e vdekjes, orën e elementë të rëndësishëm për procesin e hetimit. revista.one/