Vajza shqiptare e lidhur me aktorin e “Power Rangers” në Hollivud

Vajza shqiptare e lidhur me aktorin e “Power Rangers” në Hollivud

January 26, 2022 0

Neraida Bega është vajza nga Durrësi që po korr sukses si aktore në Hollywood. Ajo ka luajtur në disa filma, përkrah aktorëve të njohur. Sakaq, ka spikatur për bukurinë e saj dhe për faktin se merret me artet marciale.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, Neraida ka treguar se i lindi dëshira për t’u bërë aktore.

“Unë pata një audicion kur isha në Itali dhe mbasi e prova më pëlqeu shumë si ndjenjë. Edhe nga ajo ditë vendosa të ikja në Amerikë.

Fillimi ishte shumë interesant. Unë thash se e dija anglishten, por kur erdha këtu flisnin shumë shpejt. Shkoja gjithmonë te klasat e recitimit. Për gjashtë muaj kisha dhimbje koke se trupi nuk mbante më”, u shpreh ajo.

Më tej, shqiptarja tregoi edhe lidhjen e saj të dashurisë me aktorin e Power Rangers, Majk.

“Unë e njihja Majk nga bota e arteve marciale dhe e kisha ëndërr të stërvitesha me një kampion bote. Edhe aty lindi dhe dashuria jonë.

Më ka ndihmuar shumë. Vetëm këshillat që unë marr është shumë gjë e mirë. Kë të besoja dhe kë jo këtu në los anxhel në botën e aktrimit.  E kam si mentor si udhërrëfyesin tim këtu”.

Neraida foli dhe për takimet në punë që ka pasur me të famshëm si Brad Pitt apo Camila Cabello.

“Unë kam bërë 7 filma deri tani. Disa kanë arte marciale, disa jo, deri tani. Kam bërë shumë video game. Kam bërë një reklamë me Camila Cabello për një firmë këpucësh. Është shumë e ëmbël, saç edhe shihet në ekran. Shumë e thjeshtë dhe e dashur është.

Majk ka punuar me Brad Pitt dhe kur ishim te festa ai ishte atje. Në fillim njerëzit kujtonin se ishte fallco, por jo ishte shumë I thjeshtë. Kur unë njoh të famshëm, dua të di si kanë arritur aty. U bëj shumë pyetje se dua të di më shumë”. revista.one/