Valbona dëshiroi të largohej/ Luizi: Pse nuk e latë të ikte?
January 30, 2023Luizi dhe Bjordi diskutuan edhe për tentativën e Valbonës për tu larguar nga shtëpia. Luizi tha që Kiara i kishte thënë që u ndje shumë keq kur Valbona po përgatiste valixhen për të dalë nga shtëpia.
Ai shtoi se i kishte thënë Kiarës që duhet ta linin Valbonën të dilte, nëse ajo ka qenë dëshira e saj. Luizi shtoi se nuk i kupton ndonjëherë banorët.
Sipas tij, nga njëra anë mblidhen bashkë dhe ngulin këmbë që Valbona të mos dalë, e nga ana tjetër, e nominojnë të martën.
Bjordi dhe Luizi edhe një herë diskutuan debatet e shumta mes Armaldos dhe Valbonës.
Sipas Bjordit, Valbona nuk i tha asgjë atij ditën e parë, përveçëse e pyeti për punët e shtëpisë, duke qenë së ai ishte lideri i javës.
Nga ana tjetër, Luizi u shpreh se i kishte thënë Valbonës dhe Armaldos se kjo është xhelozi artisike.
Në fakt, pas komentit të Luizit, debatet mes atyre të dyve u bënë edhe më të ashpra.