Valbona Mema lë shtëpinë e “Big Brother VIP”, ja arsyeja
February 22, 2023Një situatë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Valbona Mema është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” ditën e sotme duke hequr dorë nga gara.
Arsyeja e këtij vendimi ka qenë një urgjencë familjare, ku thuhet se e motra e saj është shtruar në spital.
Lajmi u bë i ditur për banorët nga Luizi ku ka treguar se me largimin e këngëtares automatikisht anulohet dhe televotimi për këtë javë.
“Për shkak të një situatë urgjence të një familjari të saj. Konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në BBV, për këtë arsye anulohet votimi për ditën e shtunë. Ju uroj suksese duke shpresuar të fitojë më i miri”, thuhej në zarfin e lexuar nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë.
Këngëtarja vendosi të mos rikthehej më në shtëpinë e famshme duke e lënë kështu përgjys lojën e saj.
Kujtojmë se vetëm e mbrëmshme Valbona u shpreh se është ndjerë e dhunuar psikologjikisht nga disa prej banorëve. Por ditën e sotme, ajo ka marrë lajmin se gjendja e motrës së saj është rënduar dhe ajo ka vendosur të heq dorë nga loja, për t’u bashkuar me të motrën në këto ditë të vështira.
revista.one/