Van Damme respekton shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë, bën shqiponjën

Van Damme respekton shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë, bën shqiponjën

August 23, 2025 0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lagjen Itterbeek të Anderlecht-it, në Belgjikë, ku 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi humbi jetën pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga qeramarrësi i tij.

Vrasja ndodhi dy ditë më parë dhe ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar atje, por edhe miqtë e tij në mbarë botën.

Në mes të dhimbjes, një gjest prekës ka ardhur nga aktori i njohur botëror, Jean-Claude Van Damme. Nga një spital në Francë, ku po rikuperohet pas një operacioni në shpinë, Van Damme është ngritur në këmbë dhe ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare – në nder të mikut të tij të ndjerë dhe në respekt të popullit shqiptar.

Përmes një postimi publik, ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Ndue Mylyshit.

revista.one/