Vdekja misterioze e vajzës, profesori i Kriminalistikës: Të hetohen simbolet okulte

Vdekja misterioze e vajzës, profesori i Kriminalistikës: Të hetohen simbolet okulte

May 27, 2021 0

Mjekësia ligjore akoma nuk e ka dhene përfundimin per vdekjen misterioze te Evgjeni Baxhos. Nderkaq, mesohet se veç shenjave të dyshimta të shkruara në trupin e saj, edhe në banesë janë sekuestruar disa fletë me simbole të shkruara në ngjyrë jeshile dhe disa objekte të ngjashme.

Profesori i Profilizimit Kriminalist, Ervin Karamuco shpjegon një më një secilin nga simbolet në trupin e vajzës.

“E para shenjat vajzës ia ka shkruar dikush tjetër dhe kur ka qenë shtrire dhe njëra prej tyre është shkruar me nxitim , pasi nuk e ka përfunduar simbolin. E dyta këto dy diagrama lënë të kuptohet që është ezoterizëm. Një proces te tillë okult e dinë vetëm ata që lënë iniciale dhe simbole të tilla. I bëj apel policisë të thërrasë ekspertë që njohin simbolet për ta hetuar ”, tha Evrin Karamuco, profesor i profilizimit kriminalist.

Të dyshimtë e bën vdekjen e vajzës gjetja e simboleve kulte.

“Kjo tregon qe vajza ka qenë për të disatën herë nën këtë proces kult”, tha ai.

Evgjeni Baxho jetonte e vetme me qira në lagjen “Ali Demi”. Kishte lindur në Greqi dhe studionte në Tiranë. Në afërsi të trupit asaj iu gjetën edhe disa receta mjekësore.

Nga zbërthimi e deritanishem ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune.

Përkatësisht, kuptimi i tyre mund te jete:

Tiëaz – shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet
Odal – romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar
Algiz – pamje sfurku do nënkupton mbrojtje dhe shëndet

revista.one/