Vëllai i Madh dërgon Zarfin e Zi në shtëpinë e Big Brother, ja reagimi i Albës
December 26, 2025Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.
Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës.
Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku.

Banorët u shfaqën të shqetësuar dhe të tensionuar në momentin kur u bë e ditur mbërritja e zarfit, duke pritur me padurim përmbajtjen e tij dhe vendimin që mund të pasojë.
https://www.instagram.com/reel/DSuulA1kiV4/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==
E para që pa zarfin është Alba, e cila pati disa komente për këtë.
Alba dukej e relaksuar, duke thënë: “Alba del me zarf të zi, sepse ka spërkatur me kimikate”.
Me ironi tha se “ishte kënaqësi të jem në mesin e juaj, më bëhet qefi që më në fund plotësohet dëshira e gati çdo banori”.
revista.one/

