Vesa Smolica këngë me Romeo Veshajn, dedikim ish-it që e tradhtoi

Vesa Smolica këngë me Romeo Veshajn, dedikim ish-it që e tradhtoi

June 2, 2024 0

Ish-banorja e Big Brother VIP, Vesa Smolica ka rrëfyer se është tradhtuar nga i dashuri.

Gjatë rubrikës “Muzikë kur këndoj” në “E Diell”, ajo tha se e ka parë ish-partnerin e saj me një vajzë tjetër.

Pas kësaj situate, Vesa Smolica tha se është ndarë, ndërkohë këngën më të fundit e ka dedikim për të.

Nevina Shtylla: Je tradhtuar ndonjëherë ti?

Vesa Smolica: Sigurisht që po, nuk është një gjë e re për vajzat dhe djemtë që janë në lidhje. Unë jam e rritur në moshë dhe eksperienca bën të vetën, e kam provuar edhe shijen e tradhtisë.

Ervin Kurti: Po si e more vesh?

Vesa Smolica: Unë nuk jam tip që hulumtoj por vetëm më vijnë lajmet në dorë. E kam parë vetë. Më pas u ndamë në mënyrë shoqërore. Këto këngë që dëgjoni i kam dedikim.

Ish banorja sa ishte pjesë e ‘BBVA’ kishte raporte shumë të mira shoqërore me Romeon, dhe si rrjedhojë ata krijuan këtë këngë. Këngë titullohet “Me prit” dhe është shkruar nga Vesa dhe Romeo kur këngëtarja ishte pjesë e formatit Big Brother në Shqipëri.

Gjithashtu edhe për melodinë e projektit muzikorë është kujdesur vetë Vesa.

Në një intervistë teksa ka folur lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe për raportin që ka patur me Romeon.

Romeo ka qenë ai që më ka ndejtur afër për gjatë gjithë kohës, edhe kur më ka ardhur ndonjë surprizë, edhe kur kam dalë prej shtëpisë ka qenë i pari që ka ardhur të më përqafojë edhe më ka mbajtur gjatë’. është shprehur Vesa.

revista.one/