(VIDEO) “A je shpirti im”, Fifi nuk ndalet duke i dhuruar puthje Granitit në lavanteri
November 9, 2021Fifi dhe banori tjetër i Big Brother VIP, Granit Cana, po vazhdojnë të jenë më të komentuarit brenda shtëpisë.
Ata vazhdimisht ngacmohen me njëri-tjetrin përkundër se kanë rënë dakord të jenë vetëm miq të mirë.
Pavarësisht gjithë kësaj, ish-futbollisti së fundmi ka marrë disa përqafime të njëpasnjëshme në qafë ndërsa vazhdoi t’i thoshte disa fjalë romantike.
Pavarësisht gjithë kësaj, ish-futbollisti së fundmi ka marrë disa përqafime të njëpasnjëshme në qafë ndërsa vazhdoi t’i thoshte disa fjalë romantike.
“A je shpirti im, të kam shpirt”, kanë qenë fjalët e Canës drejtuar këngëtares nga Ferizaj.
Duket se dyshja po ruajnë një raport të afërt teksa në anën tjetër po marrin edhe këshilla nga njëri-tjetri.
Këto ditë, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) i ka dhënë disa këshilla Granitit për ish-të dashurën e tij, e cila ia dërgoi një letër të premten e kaluar.
Ajo madje vazhdimisht i ka thënë se duhet ta tregoj veten dhe të shfaqet në lojë si është në të vërtetë.
Të dy banorët kanë deklaruar se kanë jashtë partnerët e tyre me të cilët janë akoma të dashuruar. revista.one/