(VIDEO) Abuzoi me adoleshenten shqiptare, e kishte denoncuar edhe një vajzë greke, policia “nuk i besoi”
January 21, 2022Histori të reja dalin në dritë pas arrestimit të priftit grek ,37 vjeç, këtë të premte, icili akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.
I njëjti prift ka shtyrë një vajzë 19-vjeçare “të shkonte diku vetëm me të” dhe në këmbim i ofronte para. Ajo jeton në zonën e Kato Patisisë dhe u ankua se në nëntor 2020 prifti i ishte afruar duke i kërkuar që të shkonte diku vetëm për të kaluar pak kohë me të.
Sipas saj, 37-vjeçari e ka takuar atë nëpërmjet një shoqeje të saj që në atë kohë ndiqte mësimet në katekizëm dhe e ftoi në kishë për të biseduar. Fillimisht ai i ofroi një punë, pasi 19-vjeçarja tashmë pikturon murale dhe më pas i kërkoi të kalonte disa orë vetëm me të, duke i ofruar para në këmbim.
Luna, tashmë 19 vjeçe, e kuptoi qëllimin e tij dhe tha jo, por ai këmbënguli që ta ftonte të shkonte vetëm natën në një vend që ai e kishte ngritur për të rinjtë.
Vajza e re, duke dashur të shmangë presionin e priftit, duket se ka ruajtur numrin e tij në celularin e saj me emrin “Mos e merr”, gjë që tregon presionin e madh që prifti ushtronte me telefonatat e tij.
Megjithatë denoncimi i 17-vjeçares shqiptare e ka bindur policinë greke. Ajo u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.
revista.one/