(Video) Aksidenti në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë, mes viktimave edhe dy fëmijë
June 25, 2021Ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesë e një familjeje.
Ndërkohë mësohet se edhe tre personat që ndodheshin në makinën tip “Audi”, janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.
Makina tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e një familjeje ishte me targa greke. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23, të mëngjesit, per shkak te perplasjes se dy makinave.
Emrat e viktimave dhe te plagosurve
4 anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç nga Patosi.
Nderkohë në spitalin e Vlorës ndodhen 3 tre shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.