(Video) Arrestohen tek “Parku” 12 të rinj që shpërndanin narkotikë, dy prej tyre të mitur
June 17, 2021Një aksion i madh anti-droge është zhvilluar nga policia e Tiranës, ku kanë rënë në pranga 12 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia ka marrë informacion nga banorët e zonës së ish-Parkut të cilat janë ankuar për tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë.
Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:
Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Farjon Palushi, 27 vjeç, Jurgen Halitaj, 19 vjeç, Ismail Gurra, 26 vjeç, Denard Buci, 20 vjeç, Josif Ceka, 20 vjeç, Oltion Doku, 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, Fabian Pitani, 22 vjeç dhe Doris Murati, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:
Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Ergest Mema, 22 vjeç, Frenkli Sorra, 25 vjeç dhe Aleksandro Maliqaj, 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; Frenkli Sorra, 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.
Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet pas një hetimi njëvjeçar, operacioni policor “Parku”.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.
Vihen në pranga 12 persona dhe shpallen në kërkim 6 persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë, me marrjen e informacionit nga strukturat e Hetimit të Komisariatit Policisë Nr. 2 Tiranë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:
D. Sh., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; F. P., 27 vjeç, J. H., 19 vjeç, I. G., 26 vjeç, D. B., 20 vjeç, J. C., 20 vjeç, O. D., 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, F. P., 22 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:
A. Ç., 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.
Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.
Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
revista.one/