(VIDEO) Atentati në Lezhë, dy të rinjtë e tmerruar kërkojnë ndihmë nga qytetarët
May 15, 2022Këto janë pamjet e para, pak pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Lezhë, ku dy të rinj i shpëtuan mrekullisht një atentati me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, kur autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi. Në mjet ishte dhe Klisman Preçi.
Aty shihet se si qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve, të cilët kanë dalë nga mjeti në gjendje të rënduar psikologjike. Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo. revista.one/