(VIDEO) Axurrët në ekstazë në dhomat e zhveshjes
July 12, 2021talia e ka shijuar në maksimum triumfin në finale të Euro 2020, pasi e mposhti Anglinë përmes penalltive në Wembley. Azzurët e morën trofeun e dytë në histori të tyre, ndërsa Tre Luanët nuk e kanë shijuar ende këtë ndjenjë.
Italia e arriti që të dërgonte ndeshjen në shtesa me golin e Leonardo Bonuccit, gjersa llogarinë për Anglinë e kishte hapur Luke Shaw qysh në minutën e dytë.
Në penallti, italianët u treguan më të saktë, duke shënuar tre herë, për dallim nga anglezët që shënuan dy.
Lojtarët e Italisë e shijuan në maksimum triumfin e arritur në Wembley, gjersa festuan edhe në zhveshtore.
Mes shumë lojtarëve, aty ishte edhe legjenda Daniele de Rossi (ndihmës i Mancinit), që iu bashkua lojtarëve të kombëtares së tij, e që u përshi në një festim mbi tavolinë.